MIRË SE ERDHËT NË FAQEN TONË ZYRTARE

Vardar Filmi është shtëpia e parë e produkcionit (prodhimit) filmik në Maqedoni, e formuar në vitin1947. Në një periudhë prej gati se shtatë dekadash – në kohën e shiritit filmik prej celuloidi, nën këtë llogo ishin inçizuar realizime të papërsëritshme, kurse tani më filma klasik.

Teknologjia e vjetër e cila nuk përkufizohej vetëm në “ 1” dhe “0”, në mënyrë të pashmangshme ndikonte edhe në shprehjen kreative – autorët dhe punëtorët filmik në të kaluarën kishin qasje të ndryshme ndaj kuadrit filmik, dhe e gjithë kjo vërehet në skenat e sinqerta dhe të papërsëritshme.

Sot, Vardar Filmi, paraqet një vend ku produkcionet filmike munden të marrin mbështetje teknike gjatë përpunimit të proekteve të tyre, hapësira produkcioni, kostume, rekuizitë si dhe automjete filmike.

Në këtë institucion kemi edhe një kino sallë të vogël me 45 ulëse e dedikuar për test proekcione.