
MSc Sani Saidi
Drejtor i INQF Vardar Film – Shkup
MSc Sani Saidi (1990) është një hulumtues shkencor i ri dhe me perspektivë, ndërmarrës, shkrimtarë dhe promotor aktiv i një shoqërie të lirë, të përgjegjshme dhe prosperuese. Saidi është magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike, komunikolog nga fusha e marrëdhënieve me publikun (Public Relations) dhe politikolog, nga Shkolla për Studime Politike e Vizegradit dhe alumni Akademisë Evropiane të Diplomacisë (Varshavë).
Në biografinë e deritanishme të pasur profesionale MSc Sani Saidi ka publikuar mbi dhjetëra punime shkencore dhe një libër, marrë pjesë në shumë konferenca shkencore dhe seminare ndërkombëtare, ndërsa në anën tjetër ka organizuar disa konferenca, simpoziume dhe evente ndërkombëtare në tematika të ndryshme në vend dhe jashtë. Ai është pjesë e Qendrës Ekonomike Austriake me seli në Vjenë nga viti 2014 dhe antarë aktiv i Institutit për Innovacione në Politikë (Vjenë) nga viti 2018.
Funksionin drejtor i INQF Vardar Film – Shkup e ushtron nga data 13.04.202, i zgjedhur nga konkurs paraprak publik me mandat 4 vjecar (2021-25). Për një periudhë rekord me punë intenzive, përkushtim të madh dhe vendoshmëri arriti të gjallëroj institucionin dhe rikthej shkëlqimin e kohërave të vjetra të arta. Nga ardhja e tij, Vardar Film kalon përmes një epoke të re progresive 2021-25, ku vend kryesor ka koncepti për transformimin e institutit në një qendër moderne filmike. Për këtë qëllim në një periudhë të shkurtë kohore janë rinovuar dhe rifunksionalizuar disa hapësira, sic janë salla e kinemasë dhe zërimit, bunkeri për vendosje adekuate të fundusit të kostumeve dhe rekuizitave, punohet në studio të re për color grading & editing, pajisje shtesë dhe rritje të kapaciteteve teknike dhe fundusit të institutit. Ndërsa instituti në periudhën që pason do të duhet të fitoj edhe klub të filmit (cafe&restaurant) në vendin e bifesë së vjetër e të rrënuar, të bazuar në praktikat më të mira nga jashtë, për të cilën gjë vecmë është pregaditur plan projekt dhe i cili planifikohet të realizohet në bashkëpunim publiko-privat.
Vlen të përmenden rritja e numrit të bashkëpunimeve me produksionet vendore në disa projekte filmike, si dhe me institucionet symotër si Agjensioni i Filmit, Kinoteka, SHPFM e tjera, por gjithashtu, janë vënduar bashkëpunime të shkëlqyeshme me disa produksione e kompani distribuimi nga rajoni, a nuk kanë munguar edhe bashkëpunimet me institucionet symotër nga jashtë si Drejtoria e Kinematografisë së R. Turqisë, Komisionit për Film të Arabisë Saudite, disa institute europiane të filmit, Europën Kreative dhe Euroimages. Poashtu, ai e rikthyu Vardar Film në skenën e zhvillimeve botërore kinematografike me pjesëmarrjen në festivalin prestigjioz të filmit në Kan, të Francës, a njëkohësisht për herë të parë u bë partner me Makedox dhe Kinenova, a u thellua bashkëpunimi me IFFK Vëllezërit Manaki, Kornizën e Artë dhe disa projekte tjera të rëndësishme sic është 50 vite Film i Animuar Maqedonas, etj.
Vardar Film u bë partner në dy filma të metrazhit të gjatë, një të metrazhit të shkurtë dhe një film dokumentar. Ndërsa me iniciativën dhe përkushtimin e tij, në vitin 2022 do të xhirohet film dokumentar profesional i metrazhit të gjatë ‘75 vite Vardar Film’ në produksion të Galaktika Pictures e me regjisor Prof. Vladimir Blazhevski, për të cilin është fituar mbështetje nga Agjensioni i Filmit të RMV-së. Me rëndësi është të përmendet se institucioni po kalon përmes një periudhe shumë progresive, të karakterizuar me ekonomizim dhe rritje dhjetëfishë të buxhetit vetanak, por edhe kontributit dhe prezencës në veprimtarinë filmike në vendin tonë.
Gjatë kohës së tij, progres i rëndësishëm është bërë në fushën e promovimit të filmit dhe kulturës së Maqedonisë, respektivisht filmave në produksion të Vardar Film, me në nënshkrimin e dy marrëveshjeve për distribuim në rajon, ndërsa janë vënduar kontaktet e para distribuim të tyre në Australi, Amerikë dhe Evropë, ku interes të theksuar ka treguar diaspora jonë.
Arriti që të ngrit motivin, shpërndan energji pozitive dhe shfrytëzoj potencialin e kolektivit për të shënuar progres dhe me sukses të hapërohet drejt transformimit të Vardar Film, i cili në të ardhmen e afërt është planifikuar të shëndrohet në një qendër moderne filmike, që do të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e veprimtarisë filmike në vendin tonë, dhe më gjerë.
Në vitin 2021 morri mirënjohjen ‘Urë e Ballkanit’, e cila ju jepet individëve të suksesshëm cdo vit nga Radio Most.
MSc Sani Saidi
Drejtor i INQF Vardar Film – Shkup
Kontakt Тelefon:
+389 70 427 731
+389 75 226 782
+389 2 511 5540
E-adresa:
sani.saidi@hotmail.com
ceo@vardarfilm.mk