Drejtori, Sani Saidi përmes një fjalimi të shkurtër zyrtarisht e lëshoi në funksion sallën, me çka ju drejtua të pranishmive. Në emër të institucionit i falemenderoi të gjithë mysafirët dhe bashkëpuntorët e pranishëm të cilët ishin pjesë e hapjes solemne të sallës së projeksionit në kuadër të INQF Vardar Film – Shkup , e cila mbi 20 vite, për fat të keq ishte jashtë funksionit. Pas mikpritjes dhe koktejit të rastit, të pranishmit kishin mundësinë që të shohin filmin e parë të vendit tonë, “Frosina” me regji të Vojislav Nanoviq, në produksion të Vardar Filmit dhe të ndjejn ambientin e mirë e komod që e ofron salla e projeksionit.
Të gjithë të interesuarit të cilët nuk kishin mundësi sonte të jenë të pranishëm, do të mund atë ta bëjnë çdo të premte derisa zgjasin projeksionet me rastin e jubileut.
Më shumë informata në lidhje me programin respektivisht projeksionet do të mund të gjeni në webfaqen e institucionit dhe rrjetet sociale së shpejti.