Qendra filmike “Vardar film” – Maqedoni, si trashëgues I brendit “Vardar film” në fundusin e vet ka kamiona të cilat huazohen për nevojat e prodhimeve filmike.
Produkcioni “Revollushën” – Shkup, për nevojat e tyre gjatë inçizimit të filmit “Pesëshja e artë”, huazoi tre kamiona.Regjisori Goran Trençovski shpjegoi se kamionat janë shfrytëzuar për më shumë dedikime, kurse dedikimet më të rëndësishme janë sin ë vijim:
1.Me skenografin Kirill Spasevskin donim që me besueshmëri ta kapim epokën e viteve të (50 -tat të shekullit 20) përmes paraqitjes së automjeteve në lëvizje dhe automjeteve të parkuara, mes të cilave edhe disa kamionë original.Atëherë në qytete kishte vetëm disa prej tyre, dhe me to dispononin ose komuna, ose APJ-ja ose Shërbimet e brendshme. I njëjtë ishte edhe rasti në Strumicë, ku ndodh edhe rrjedhoja më e madhe e ngjarjes së veprimit në filmin “Pesëshja e artë”.
2.Tregimi sipas një kronologjie dramaturgjike kërkonte që pesë studentë nga Strumica (një nga protagonistët kryesorë) në një moment të paraqiten të hipur në kamion, duke u vozitur në drejtim tëpanjohur…Për kamionat kishim angazhuar persona professional të cilët I drejtonin automjetet gjatë inçizimit.
3.Duke patur parasyshë që filmi “Pesëshja e artë” është me introspektivë bashkëkohore dhe universale të sekuencave funksionale nga e kaluara e harruara e afërt dh, përmes veprimeve regjisoriale kujdesesha që të vihet balancë mes shenjave të tanishme dhe të dikurshme filmike.besoj se në te ia arritëm qëllimit! – shpjegoi regjisori Goran Trençovski.
Në regji të Goran Trençovskit, filmi I luatur “Pesëshja e artë” u inçizua në produkcion të “Revolushën” – Shkup, koproducentë janë Televizioni I Maqedonisë dhe “ Art-popkorn” nga Beogradi, kurse si ndihmues të proektit janë komuna e Strumicës, Bosillovës dhe Vasilevës.
Drejtor i fotografisë është Apostol Tërpeski. Skenograf në film është Kiril Spaseski.
Fotografitë: Aleksandar Proshev.