Instituti Nacional Qendra Filmike “Vardar Film – Maqedoni “ – Shkup arriti marrëveshje për bashkëpunim me SHA – Telekomi i Maqedonisë – Shkup, për prezentimin e filmave klasik të Maqedonisë, në videotekën e Maks TV-së, kërkesë kjo e parashtruar nga ana e shfrytëzuesve të Maks TV-së, shërbimit të TM në teritorin e Republikës së Maqedonisë.Pjesët audiovizuale të prodhuara nga ana e qendrës filmike “Vardar Film” janë të kapshëm për shfrytëzuesit e Maks TV-së, shërbimit të SHA Telekomi I Maqedonisë prej 20.11.2015.
Me pakon e parë filmike në Videotekën e Maks TV-së janë vendosur 15 filma të Maqedonisë dhe ate: “Haj – Faj” me regji të Vlladimir Bllazhevskit (prodhim i vitit 1987); “Tre Ana” film I Branko Bauer (1959); “Gëzuar vitin ‘49” I Stole Popovit (1986); “Mali I Hidhërimit” i Ljubisha Georgievskit (1968); “Tatuazhi” I Stole Popovit (1991); “Australia Australia” i Stole Popovit (1979); “Dae” i Stole popovit (1979); “Deri te fitorja dhe pas saj” I Zhika Mitroviqit (1966); “Mis Ston” i Zhika Mitroviqit (1958); “Nën qiellin e njëjtë” i Miomir Stamenkoviqit dhe Ljubisha Georgievskit (1964); “Atentatorët e Selanikut” i Zhika Mitroviqit (1961); “Republika në flakë” i Ljubisha Georgievskit (1969); “Fara e zezë” i Kiril Cenevskit (1971); “ Kali i kuq” i Stole Popovit (1981) dhe “Çmimi i qytetit” i Ljubisha Georgievskit (1970).
“ HAJ – FAJ “
Viti: 1987
Kohëzgjatja: 102 minuta
Regjia: Vlladimir Bllazhevski
Skenari: Goran Stefanovski
Muzika: Ljupço Konstantinov
Rolet: Fabijan Shovagoviq, Danço Ҫevreski, Elizabeta Xhorevska, Meto Jovanovski, Vukosava Doneva etj.
Filmi “ HAJ – FAJ” është krijuar sipas motiveve të pjesës teatrale me emër të njëjtë të goran Stefanovskit. Boris Bojanovski, pas pesë viteve të kaluara në burg, nuk arriti të ia del nga situate në të cilën e gjen në shtëpinë e vet. Antagonizmi me djalin e tij fillon rreth disa trivijalitete, por shumë shpejt ajo thellohet në konflikt thelbësorë gjeneratash. Filmi e ndjek zhvillimin e marëdhënieve mes babës dhe birit, ku reflektohen edhe disa probleme më të gjëra shoqërore të jetës së Maqedonisë dhe Jugosllavisë.
Ҫmimet:
- 1987 Pullë, Arena e artë për regji për Vlladimir Bllazhevskin 1987 FJFL, Pullë, Arena e artë për montazhë, për Petar Markoviq 1987 FJFL, Pullë
- Ҫmimi : “ Kodak “ për fotografi për Misho Samiollovskin 1987 FF, Nish
- Urdhërin e madh për rolin mashkullorë për aktorin Fabijan Shoganoviq
- Ҫmimi vjetorë I revisë “ Ekran “ për realizimet artistike të Danço Cevreskit
————————————————————————————————————————————–
“ TRE ANA ”
Viti: 1959
Kohëzgjatja: 93 minuta
Regjia: Branko Bauer
Skenari: Sllobodan Gllumac
Muzika: Bojan Adamiq
Rolet: Gall Dubravka, Dushan Stefanoviq, Marija Kon, Mishkoviq Svettllana etj.
Marko Petroviq,nëpunës hekurudhe I pensionuar në mënurë monotone I jetonte ditët e pensionimit deri në atë moment kur e zbuloi se vajza e tij e kishte mbijetuar luftën. Ai fillon ta kërkon ate përmes kryqit të kuq dhe shtypit. Në adresë të tij arrijnë të dhënat nga tre gra të reja ku secila prej tyre kishte mundësinë e njëjtë që të jetë vajza e tij Ana. Më në fund, plaku Marko e kupton se Ana e vërtetë ka humbur jetën në Luftë.
Ҫmimet:
- 1960 FJFL, Pullë, Arena e bronztë nga komisioni për film 1960 FJFL, Pullë
- Ҫmimin për rol episodik për Svetllana Mishkoviq
————————————————————————————————————————————–
“ GËZUAR VITIN ’49 “
Viti: 1986
Kohëzgjatja: 125 minuta
Skenari: Gordan Mihiç
Muzika: Ljupço Konstantinov
Rolet: Meto Jovanovski, Svetozar Cvetkoviq, Vlladisllava Millosavljeviq, etj.
Tregim për dy vëllezër me ideologji dhe besime të ndryshme.Drama ndodh në atmosferë të tensionuar, gjatë konfliktit mes Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe Stalinizmit.
Çmimet:
v Gran Pri, Arena e madhe e artë për film më të mirë 1986 FJFL, Pullë
v Arena të artë për skenar më të mirë të Gordan Mihiq 1986 FJFL, Pullë
v Çmimin “Milton Manaki” nga kritikët e filmit jugoslloven për Stole Popovin 1986 FJFL, Pullë.
v “Gladiator I artë”, çmim I akademisë Jugosllave të filmit për Staole Popovin 1986 FF, Nish.
v Dukat I madh I artë për skenar më të mirë për Goedan Mihiq 1986 FF, Vërnjaçka Banja.
v Kandidati Jugoslloven për Oskar 1986
v 13 Nëntori – çmim për Stole Popovin 1991 FNF etj.
————————————————————————————————————————————
“ MALI I ZEMRIMIT “
Viti: 1968
Kuhzgjatja: 81 minut
Regjia: Ljubisha georgievski
Skenari: Ante Popovski
Muzika: Toma proshev
Rolet: Risto Shishkov, Branisllav Jeriniq, Darko Dameski, Dragomir Fellba, Nada Geshovska, Petre Prliçko etj.
Pas lufts së dytë botërore, luftës socialiste dhe revolucionare dhe çlirimit të vendit, pason koha e rindrtimit.Kjo është edhe koha kur insistohej në kolektivizimin e pronave fshatare edhe në maqedoninë perëndimore kmbngulej që të realizohen idetë e reja për zhvillimin e ekonomisë bujqësore. Kryetari i kooperativës bujqësore është Stamati, luftëtarë I mëhershëm I cili me gjithë atë dëshirë të zjarrtë dhe fuqinë revolucionare punon dhe beson se kolektivizimi është dalja e vetme për fshatarin e varfër.
Në rrugën e vet për një të ardhme më të mirë, ai ndeshet me rezistencën e fshatarëve që kanë tokë më shumë (më të pasur),të cilët shumë rëndë ndahen nga toka. Në këto rethana Stamati ballafaqohet me realitetin se fshatarët nuk I besojnë por, edhe përskaj kësaj ai mbetet në anën e drejtë.
Çmimet:Çmime speciale për aktorët Darko Dameski, Risto Shishkov dhe Marija Isaja 1968 FF Nish.
————————————————————————————————————————————-
“ TATUAZHI “
Viti:1991
Kohëzgjatja:128 minuta
Regjia:Stole Popov
Skenari:Mirko Kovaç
Muzika: Ljupço Konstaninov
Rolet: Meto Jovanovski, Stole Arangjelloviq, Ljiljana Megjeshi, Jovica Mihajllovski, Kiril Pop-Hristov, Svetozar Cvetkoviq, Zoran Cvijanoviq, Aleksandar Çaminski, Danço Çevreski etj.
Veprimtaria e filmit është e vendosur në verën e vitit 1989 dhe e përcjell jetën e punëtorit Ilija, I cili pas një resht ndodhive absurd, edhepse plotësisht I pafajshëm, mbaron në burg, I akuzuar për vrasje, dhe më vonë I vrarë nga një vrasës specialist.Ilija, I cili përndryshe sipas temperamentit të tij të pafrenueshëm sikur është I dedikuar të jetë në konflikt me forcat oficiale të cilat e “mbrojnë” systemin shoqërorë – regjimin komunist në shkatërim e sipër, pas një zënke me bashkëshorten largohet nga shtëpia me gjënë e vetme të cilën e posedon, kuferin e zbrazët.
Çmimet:
v Gran Pri 1991 FF, Herceg Novi
v Çmimi I parë “Mimoza e Artë” për regji të Stole Popovit 1991 FF, Nish
v Çmimi I dytë për skenar të Mirko Kovaçit 1991 FF “Millton Manaki” Manastir etj.
————————————————————————————————————————————–
“ AUSTRALIA, AUSTRALIA “
Viti: 1976
Kohëzgjatja: 80 minuta
Regjia: Stole Popov
Kamera: Branko Mihajllovski
Skenari: Bozhin Pavllovski
Muzika: Risto Avramovski
Film dokumentar për maqedonasit në Australi. Filmi e reflekton jetën e mërgimtarëve dhe kurbetçinjëve maqedonas. Me shkuarjen e tyre në Australinë e largët, disa prej tyre suksesshëm janë socializuar, por, përsëri çdoherë mbesin me dilemën për kthimin e tyre.
Çmimet:
v 1976 FJFGJSH, Beograd, Gran Pri “ Medalje e madhe e artë “ për Stole Popovin
v 1976 FF, Tuzlla, Çmimi I publikut
v 1976 Çmimi vjetor nga revista “ Luftëtar I ri “
v 1976 Kandidat Jugoslloven për Oskar
v 1976 Çmimin e 13 nëntorit për përpunim të zërit për Gligor Pakovski
————————————————————————————————————————————–
“ DAE “
Viti: 1979
Kohëzgjatja: 16 minuta
Regjia: Stole Popov
Skenari: Ante popovski
Përzgjedhja e muzikës: Stole Popov
Filmi dokumentarë I cili e përshkruan jetën e Romëve – nomadëve dhe festimi I festës më të madhe rome Shëngjergjin dhe ritualet tjera të tyre.
————————————————————————————————————————————–
“ DERI TE FITORJA DHE PAS SAJ “
Viti: 1966
Kohëzgjatja: 106 minuta
Regjia: Zhika Mitroviq
Skenari: Drakull Simon
Kamera: Ljube Petkovski
Muzika: Prohaska Milenko
Ditën e fundit të okupimit, banorët e një qyteti të vogël të Maqedonisë janë dëshmitarë edhe të një akti të përgjakshëm të okupatorit – pushkatimin e 12 atdhetarëve të dorëzuar nga një bashkëpunëtorë I okupatorit. Dhe, në këtë rast, si dhe në shumë raste më parë, tradhëtari mbetet i panjohur për bashkëqytetarët e vet…
——————————————————————————————-
“ MIS STON “
Viti: 1958
Kohëzgjatja: 90 minuta
Regjia: Zhika Mitroviq
Skenari: Gjorgji Abaxhiev
Kamera: Misha Stojanoviq
Muzika: Ivan Rupnik
Veprimtaria e filmit është vendosur në vitin 1901 dhe kjo e tëra e bazuar në ngjarje të vërtetë- kidnapimin e misionares protestante amerikane Mis Ston, nga ana e Jane Sandanskit dhe çetës së tij. Për lirimin e Mis Ston si shpërblim janë kërkuar 25.000 lira ari, që çetës së Jane Sandanskit I duheshin për të blerë armatim.Por, kjo kërkesë duheshte që të nënshkruhej edhe nga vetë Mis Ston. Ajo në mënyrë kategorike refuzonte që ta bën këtë, por pasi që ajo kalon përmes disa luftrave kundër ushtarëve turq, qëndron nga ana e komitëve dhe e nënshkruan letrën, kërkesat e së cilës në fund u paguan.
————————————————————————————————————————————–
“ NËN QIELLIN E NJËJTË “
Viti: 1964
Regjia: Miomir Stamenkoviq
Skenari: Jovan Boshkovski
Kamera: Branko Mihajllovski
Muzika: Tomisllav Zografski
Pas kapitulimit të Italisë në pjesën perëndimore të Maqedonisë, e cila ishte nën okupimin e Italisë, pushtetin e morrën ballistët.Duke u pregatitur që ta sulmijnë qytetin, partizanët I dërgojnë tre luftëtarë në akcione më të vogla për t’ua kthyer vëmendjen ballistëve nga akcioni I vërtetë.Gjatë takimit të rastësishëm të tre partizanëve me ballistët në qutet, vdes vëllau I Miftarit.Miftari, I cili është udhëheqës I ballistëve, I kërkon partizanët.I kontrollon shtëpitë dhe duke e kushtëzuar plakun Rexhep, zbulon se se ata ndodhen në shtëpinë e fqiut të tij Kërste.Skutën e strehimit në të cilën gjende-shin të dy partizanët, ballistët nuk arrijnë që ta zbulojnë.Kërste ishte I gatshëm që ta sakrifikon edhe jetën e tij, por Miftari dëshironte që të hakmerrej, dhe e vret nipin e tij.Në atë moment vjen deri te qërimi i zjarrtë I hesapeve në të cilën merrte pjesë edhe partizani I tretë, I cili kishte qenë I fshehur në xhaminë e afërt, ku edhe fillon edhe sulmi në qytet në të cilin hyjnë çlirimtarët.
————————————————————————————————————————————–
“ ATENTATORËT E SELANIKUT “
Viti: 1961
Kohëzgjatja: 106 minuta
Regjia: Zhika Mitroviq
Skenari: Jovan Boshkovski
Kamera: Ljube Petkovski
Muzika: Dushan Radiç
Në fillim të shekullit 20, Maqedonia edhe më tej gjendej në gjendje të robëruar nën pushtetin e Perandorisë osmane.Si përgjigje e terorit ndaj të cilit ishte shfaqur populli maqedonas, u paraqitën një sërë mënyrash të reagimit, siç janë çetat e organizuara të komitëve, pregatitja për kryengritje, kurse mes tjerash edhe akcionet e gemixhinjëve në Selanik.Duke dashur që t’ia tërheqin vëmendjen publikut botërorë (botës) mbi Maqedoninë, gemixhinjtë, një grup anarko-socijaliste, bij të tregtarëve të pasur që janë nën ndikimin e literaturës nihiliste ruse, dhe të ideve të anarkistëve nga Zheneva, në prill të vitit 1903, vendosin që të kryejnë një sërë sulmesh të objekteve në selanik, ku është investuar kapital I huaj.Qëllimi I ketyre sulmeve janë anija françeze “Gvadalkivir”,një bankë Otomane, qendra elektrike, Posta…
————————————————————————————————————————————–
“REPUBLIKA NË FLAKË”
Viti: 1969
Kohëzgjatja: 105 minuta
Regjia: Ljubisha georgievski
Skenari: Jovan Boshkovski, Ljubisha georgievski
Muzika: Toma Proshev
Më 2 gusht të vitit 1903, në ditën e shenjtë të Ilindenit, në Maqedoni u ngritën në kryengritje.Ajo ishte përgjigje e robërisë shumëshekullore dhe terorit në të cilin ishte shfaqur populli maqedonas.Kryengritja e Ilindenit kulminoi me krijimin e Republikës së Krushevës, e cila mbijetoi dhjetë ditë dhe ishte republika e vetme në Ballkan në atë kohë.Që të shjegohet pikësynimi dhe qëllimi I kryengritjes, Nikolla Karevi, kryetar I Republikës së Krushevës, e shkroi Manifestin e Republikës së Krushevës, I cili sipas ideve progressive të dhëna në të, është larg para kohës së ngjarjes.Menjëherë pas fillimit të kryengritjes e cila pretendonte që të përhapet në pjesën më të madhe të Maqedonisë, u bë e qartë se ajo është ngritur pa pregatitje të përgjithshme.
————————————————————————————————————————————–
“FARA E ZEZË”
Viti: 1971
Kohëzgjatja: 89 minuta
Regjia: Kiril Cenevski
Skenari: Tashko Georgievski
Kamera: Ljube petkovski
Gjatë luftës qytetare në Greqi, në vitin 1946, pjesëtarë të ushtrisë mbretërore greke, në përbërjen e së cilës hyjnë edhe maqedonasit e Maqedonisë së Egjeut, nën akuzën se janë komunistë dhe armiq të mbretërisë Greke, dënohen me dërgimin e tyre në llogor në ishull të shkretë. Për shkak të besimeve personale dhe të prejardhjes etnike, disa prej tyre I tejkalojnë të gjitha vështirësitë, duke e mbajtur krenarinë e vet njerëzore.Të tjerët, nuk arrijnë në ate, dhe në vend të shpëtimit të pritur, përjetojnë rrënie të përgjithshme morale.
Figura qendrore janë: Andon Saviçanovi,Parisi dhe Krishti, të cilët secili për vehte, paraqesin kompleks individual I personazhit më vete, e kjo shifet nga vuajtjet përmes së cilave kalojnë dhe që I shënojnë dimenzionet e ndryshme të rezistencës njerëzore.
————————————————————————————————————————————–
“ KALI I KUQ “
Viti: 1981
Kohëzgjatja: 127 minuta
Regjia: Stole Popov
Skenari: Tashko Georgievski
Drejtor I fotografisë: Branko Mihajllovski
Disa vite pas luftës së përbashkët vëllazërore kundër regjimit anarko – fashiste, ihsin të përgjakur edhe populli grek edhe populli maqedonas.Pas humbjes së Ushtrisë demokratike në Greqi më vitin 1949 operacionet e së cilës kryesisht ndodhnin në pjesën veriore të vendit (Maqedoninë e Egjeut), një numër I madhi anëtarëve të ADQ dhe të banorëve të pafajshëm e përjetuan fatin e përndjekjes politike… Fotografi e zonës kufitare të Shqipërisë kah Greqia më vitin 1949: u çarmatosënluftëtarët e ADQ-së, pa arsyetim iu morr armatimi.Disa nga luftëtarët maqedonas u munduan që të rezistojnë, por për shkak të besimit deri te bashkëluftëtarët e djeshëm, rezistenca nuk ishte masovike.Njëri prej atyreve të cilët kundërshtonin menjëherë vriteshin.Luftëtarët e paarmatosur I transportonin me anije.
Dëgjoheshin supozime të ndryshme për vendin e transportimit.Mbizotëronte mendimi se po shkojnë në luftë të re ku sërisht do ta marrin armatimin. Këtë mendim e përkrahte trajtimi ushtarak dhe ushtrimet fizike në të cilat insiston oficeri grek Stavropullos…
————————————————————————————————————————————–
“ ÇMIMI I QYTETIT “
Viti: 1970
Kohëzgjatja: 85 minuta
Regjia: Ljubisha Georgievski
Skenari: Simon Drakull
Drejtor I fotografisë: Branko Mihajllovski
NJë qytet në Maqedoni është nën okupimin e gjermanëve.Po afrohet fundi I luftës.Në këto ditë të fundit të okupimit, banorët lirojnë ushtarë rus dhe italijan.Komandanti gjerman nga qytetarët kërkon që t’I dorëzojnë robërit e liruar, duke I shantazhuar se kinse e kanë minuar qytetin.Por, dashurinë që komandanti e ndjente për Elenën e ndalon në kryerjen e këtij akti të keq. Si shpërblim për qytetin e kërkonte vajzën. Babai iElenës, prift, sakrifikoi vetveten dhe vajzën dhe I martoi.Partizanët hyjnë në qytet dhe në shtabin e gjermanëve I vrajnë të sapomartuarit, në momentin kur në fytyrën e Elenës për herë të parë vërehej simpatia ndaj komandantit gjerman.