Festivali “ Vardar filmi prezanton filma klasik të Maqedonisë ” për herë të dytë nga 21 – 25 nëntor, në kinotekën Sinepleks.

                     Katër filma të luajtur me rëndësi të veçantë dhe pesë filma dokumentarë që u krijuan nën llogon e “Vardar filmit” do të prezentohen në pjesën e dytë të festivalit “Vardar filmi prezanton filma klasik të Maqedonisë” që do të mbahet nga 21 deri më 25 nëntor në kino Sinepleks, në Shkup.

Bëhet fjalë për pjesë të realizimeve më të rëndësishme filmike të krijuara në kohën më të mirë dhe më të frytshme të shtëpisë prodhuese “Vardar filmi” nga vitet 1950 deri më vitet 1997

Dashamirët e artit të shtatë do të munden t’i shofin klasikët: “Frosina” (1952) në regji të Nananoviq Voisllav; “Ku pas shiut” (1967) në regji të Slipçeviq Vlladanit; “Xhipsi Mexhik” (1997) në regji të Stole Popovit; “Viza e së keqes” (1959) në regji të Shtiglic France dhe filmat dokumentarë: “Dae” (1979) në regji të Stole Popovit; “Pulla” (1956) në regji të Sllavko Janevskit; “Fëmijëri të lumtur” (1950) në regji të Bllagoja Dërnkovit; “Tenda” (1955) në regji të Aco Petrovskit; “Ohri” (1954) në regji të Kiro Billbillovskit.

                                                                                                                          

                                                                       Me nderime

IN Qendra filmike”Vardar film“Maqedoni