Këtë javë, në IN Qendrën Filmike “Vardar Film – Shkup” ishte në vizitë një delegacion nga R. e Turqisë të kryesuar nga Menderes Demir, drejtor i Festivalit të filmit dokumentar të botës turkofone, kryetari i Asociacionit të puntorëve të filmit të Turqisë, aktori i mirënjohur Engin Caglar, si dhe producent, regjisor, skenarist, figura të rëndësishme të kinematografisë turke.

Delegacionin e shoqëronte kryetari i Bordit Drejtues të Agjensionit të Filmit të RMV-së, profesori i nderuar Igor Shokarovski, a ishin të mirëpritur nga drejtori i Vardar Film-it , Sani Saidi të cilët shkurtimisht i informuan mysafirët me historinë e kinematografisë të vendit tonë dhe me rolin e Vardar Filmi-it si themelues i së njëjtës dhe me veprimtarinë e tanishme të tij.

Gjithashtu, në kuadër të vizitës ju prezantuan kapacitetet e institutit dhe u bisedua në lidhje me bashkëpunimet e mundëshme dhe projektet e përbashkëta të cilat do mund të realizoheshin në vitin që vjen 2023.