Në kuadër të qëndrimit në Prizren, drejtori Sani Saidi i shoqëruar nga ekipi i tij ishte në vizitë të DOKUFEST – Festival Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, ku u mirëprit dhe realizoj takim me drejtorin artistik të festivalit, Veton Nurkollari.

Në takim u bisedua për mundësit e bashkëpunimit në kuadër të festivalit, por edhe në projektet e tjera të cilat i realizon DOKUFEST, për të cilin qëllim u vizitua edhe DOKUKINO, duke u informuar për së afërmi me funksionimin e saj dhe programet për projeksione.

Të dy palët shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe në periudhën në vijim do të punojnë në atë që bashkëpunimi të materializohet në projekte konkrete në fushën e filmit dhe kinematografisë.