Për kënaqësinë tonë, këtë vit morëm pjesë në Festivalin me renome  i filmit të animuar Fantoche 2022 në Baden – Zvicër, ku  me ftesë të tyre, mori pjesë edhe drejtori i NIFC “Vardar Film – Shkup”, z.Sani Saidi. Në kuadër të programit “Fokus në Ballkan”, në një sallë të mbushur plot përballë të

pranishmëve dy ditët e fundit u shfaq filmi i animuar “Adam 5 para 12” i Petar Gligorovskit, i cili është produksion i Vardar Film. Për fatin tonë të mirë , filmi i animuar ngjalli interesim të madh nga publiku atje, si dhe nga organizimi i festivalit për të gjithë veprën e filmave të animuar të prodhuar nga Vardar Film. U zhvilluan takime me drejtuesit e festivalit dhe u ra dakord për bashkëpunime të mëtejshme.