Drejtori i IN “Vardar film-Shkup”, Sani Saidi dhe një pjesë e ekipit të tij ishin të ftuar dhe morën pjesë në xhirimet e filmit të gjatë të regjisorit Dimitar Orovçanec me titull pune ” Vriti njëherë fëmijët” në produksion të Tris Films.
Për kënaqësinë tonë të madhe, ishim të mirëpritur shkëlqyeshëm dhe patëm rastin të njihemi dhe të diskutojmë me ekipin që ishte i pranishëm në set.
Me padurim e presim premierën e filmit dhe ju dëshirojmë edhe shumë projekte dhe bashkëpunime të përbashkëta.