Kemi kënaqësinë t’ju informojmë për bashkëpunimin e parë të suksesshëm me Qendrën e Filmit të Sarajevës, i cili përmes një projekti të përbashkët ofroi një njohje më të mirë të dy kulturave në fushën e filmit të animuar. Ekspozita e filmit dhe shfaqjet e filmave të animuar u mbajtën më 13-14 qershor në kinemanë Meeting Point në Sarajevë, ku Qendra e Filmit INQF “Vardar film – Shkup” përmes projeksionit të filmave dhe ekspozitës me rekuizita dhe materiale të tjera nga filmat e animuar, të cilët ndër vite janë punuar në studion për film të animuar në kuadër të Vardar Film-it, sollën për publikun fillimet dhe zhvillimin e filmit të animuar gjatë viteve, si dhe sukseset dhe çmimet të cilat studioja i arriti me punën e saj.
Gjithashtu, nuk mungoi edhe prezentimi i materialeve dhe projeksioneve të filmave të animuar që i takojn gjeneratës më të re të filmave të animuar të vendit tonë, ku të pranishëm ishin edhe dy nga autorë tonë, Zharko Ivanov i Krste Gospodinovski sëbashku me animatorin nga Bosnja, prof. Mithad Ajanoviç patën mundësin ti drejtohen publikut dhe të diskutojn në temë “Animacioni në të kaluarën dhe sot”. Filmdashësit kishin mundësi të përcjellin një retrospektivë të filmit të animuar të Maqedonisë dhe Bosnjës, ku u projektuan filma të vjetër dhe të ri nga të dyja vendet. Të pranishmëve ju drejtuan edhe drejtorat e dy qendrave filmike, z. Sani Saidi dhe znj. Ines Tanovic.