Drejtori z. Sani Saidi realizoi takim me drejtorin artistik të Pula Film Festival, z. Danijel Pek, ku mes tjerash u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, pas bashkëpunimit fillestar në edicionin e sivjetëm jubilar.

Kemi kënaqësin të ju informojm se në këtë takim është arritur dakordim që Vardar Filmi dhe Pula Film Festival të bashkëpunojn në tre vitet e ardhshme në dy segmente në fushën e filmit, njëri përmban projeksionin e filmave të vjetër të restauruar dhe  tjetri, projeksion të filmave në produksion të Vardar Film-it që kan fituar çmime në këtë festival, si pjesë e programit të festivalit “Vremeplov”.

Gjithashtu, ka parapaqëlqim dhe me shumë gjasë do të vazhdoj bashkëpunimi mes dy institucioneve edhe me Radio Televizionin Kroat, ku do të vazhdojn të shfaqen filma në produksion të Vardar Film-it në këtë televizion, siç ishte rasti këtë vit me filmin “Pjesa maqedonase e ferrit”