Për kënaqësinë tonë, ju informojm se këtë vit do të jemi pjesë e edicionit të 4-të të forumit MakeCoProDox 2022, i cili është i një rëndësie të veçant për kinematografinë, me theks për filmin dokumentar. Forumi do të mbahet me 22 dhe 23 Gusht 2022 në QKM, si pjesë i edicionit të 13-të të festivalit ndërkombtarë për film dokumentar kreativ Makedoks, i cili do të mbahet nga 18 Gusht deri 25 Gusht.
Në forum do të marrin pjesë perfaqësues nga qendrat filmike ballkanike, distributor të filmit, përfaqësues të televizioneve, përfaqësues të festivaleve të filmit, si dhe producentë dhe regjisorë të 11 projekteve në faza të ndryshme të produksionit të cilat janë përzgjedh për forumin.
Vardar film këtë vit do të marrë pjese si perkrahës i forumit dhe për këtë qëllim nënshkruam memorandum bashkpunimi me shoqatën Makedoks, i cili jep hapësirë për bashkpunim të mëtutjeshëm dhe afatgjatë në projekte të përbashkëta si dhe kontribut në sferën e kinematografisë dokumentare.
– Më tepër rreth forumit mund të lexoni këtu: https://cutt.ly/zZ3Iv93
– Orari i forumit: https://cutt.ly/oZ3IT1o