Sot, në hapësirat e INQF Vardar Film-Shkup, për kënaqësinë tonë, është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet INQF “Vardar Film-Shkup”, të përfaqësuar nga drejtori z. Sani Saidi dhe kompanisë së produksionit të filmit Manufaktura, të përfaqësuar nga producenti Sasho Pavlovski. Ky memorandum mundëson bashkëpunim dhe partneritet në projektin filmik, me titull punë “Të gjithë kërkojn Rexhon” me regjisor Ibër Deari dhe skenar të Ibër Deari & Artin Selmani, të mbeshtetur nga Agjensionit i Filmit të RMV-së.
Skenari i këtij projekti filmik në vitin 2020 është shpërblyer me çmimin “Pitch Balkan Discovery Award” në Balkan Film Market