Në frymën e rritjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet symotër dhe hapjen e mundësive të reja për promovimin e kinematografisë tonë, por edhe zhvillimin e programeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta nga fusha e veprimtarisë filmike vijuan takime dhe komunikim i rregullt me udhëheqësin e Qendrës Filmike të Sarajevës, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gjithë ky proces kontriboj në fillimin e një bashkëpunimi të ri ndërinstitucional, me qëllime të qarta dhe fusha të përbashkëta veprimi, e cila u konkretizua me nënshkrim të Memorandumit për bashkëpunim, nga ana e drejtorëve të dy qendrave filmike, Msc Sani Saidi dhe znj. Ines Tanovich.