Sot, në hapësirat e INQF Vardar Film Shkup u mbajt konferencë për media, ku drejtori Sani Saidi shpalosi programin me aktivitete dhe ngjarje për shënimin e jubileut, respektivisht 75 vjetorin e ekzistimit dhe funksionimit të Vardar Film-it, të cilat janë të parapara të realizohen gjatë këtij viti.
Programi në fjalë mes tjerash përmban:
Projeksione javore të filmave në produksion të Vardar Filmit në sallën e projeksionit të institutit;
Organizimi i një JAVE TË HAPUR ku institucioni do hapë dyert për filmdashësit dhe qytetarët, me qëllim që për së afërmi të njoftohen rreth veprimtarisë së institucionit dhe aktivitetet e rregullta, por edhe me historinë e tij të bujshme filmike;
Përgaditje enkas e filmit dokumentar për 75 vjetorin e Vardar Filmit, me regji të Prof. Vladimir Blazhevski dhe në produksion të Galaktika Pictures të mbështetur nga Agjensioni i Filmit të RMV-së , premiera e të cilit është paraparë të shfaqet në fund të vitit në manifestimin kryesor me rastin e jubileut të institucionit;
Njëkohësisht, në konferencën e sotme ishte i pranishëm edhe Bunjamin Kurtishi , i cili njëherit është edhe producent i filmit dokumentar.
Në fund, në emër të institucionit falemenderojm të gjitha mediat që ishin të pranishme në konferencën e sotme dhe e mbuluan mediatikisht këtë event.
Programin e plotë së shpejti do të publikohet në webfaqen e institucionit dhe rrjetet sociale, ku të gjithë të interesuarit do të mund të kenë qasje.