Ditët e kaluara, drejtori z. Sani Saidi, i shoqëruar nga një pjesë e ekipit të tij, me ftesë të Qendrës Filmike Viba Film, ishte në vizitë pune në Lublanë, R. e Slovenisë, me çrast u nënëshkrua Memorandum bashkëpunimi mes INQF Vardar Film Shkup dhe Qendrës Filmike Viba Film Lublanë, të përfaqësuar nga drejtori gjeneral, z. Vojko Stopar, gjë që shënon fillimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e filmit, në plan regjional dhe ndërkombëtarë.
Ky është memorandum i parë që Vardar Film nënshkruan me institucion që vjen nga një shtet antarë të Bashkimit Evropian dhe i njëjti mundëson inicimin e një bashkëpunimi afatgjatë dhe të thellë në:
forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe përafrimin e kinematografisë së të dyjave vendeve;
shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira;
transferimin e njohurive dhe përmirësimin e funksionimit të shërbimeve në fushën e filmit që ofrojn të dyja qendrat filmike;
zhvillimin e përbashkët të programeve të ndryshme në fushën e edukimit të destinuara për stafin, puntorët e filmit me fokus tek kuadrot e rinj;
pregaditjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e filmit, e aplikimin e përbashkët në sigurimin e fondeve evropiane për zhvillim dhe modernizim të qendrave tona;
Në takim u caktua edhe dinamika e realizmit të projekteve të dakordura dhe bashkëveprimi në frymën e memorandumit të nënshkruar.
#partneritetiri