• македонски јазик
  • Shqip
  • English

Drejtori i INQF “Vardar Film”-Shkup Z. Naser Curri, ishte për vizitë në ITSHKSH-në Shkup, ku u prit nga drejtori Skender Asani

Published by igor andonov on

Sot, drejtori i INQF “Vardar Film”-Shkup Z. Naser Curri, ishte për vizitë në ITSHKSH-në Shkup, ku u prit nga drejtori Skender Asani.

Ky takim u realizua në kuadër të manifestimeve për shënimin e 40 vjetorit të shpalljes së Nënës Tërezë për Qytetari Nderi të Shkupit. Me këtë rast, ITSHKSH-së, përkatësisht Departamentit për Trashigiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë , ia dhurova filmin  dokumentar të realizuar para 40 vjetëve, në fakt,vetë ceremonia e shpalljes së Qytetare Nderi të qytetit të Shkupit.

       Mes tjerash , drejtori Naser Curri tha :

Fillimisht dua që ta përuroj ITSHKSH-në për hapjen e Departamentit për Trashigiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë , dhe të ju dëshiroj shumë sukses  në të ardhmen. Kohë më parë ne nënshkruam memorandum bashkëpunimi mes veti, dhe ja që sot ky bashkëpunim po jetësohet. Ndjehem shumë krenar dhe i priviligjuar që sot këtë film dokumentar po ia dhuroj ITSHKSH-së si trashëgimi kulturore, dhe se Nëna Terezë, kjo Nobeliste nga Shkupi na bën gjithë neve shumë krenar me veprën e saj. Do ta citoj një thënie të saj për në fund :” Të gjithë ne nuk mundemi të bëjmë gjëra të mëdha, por të gjithë ne mundemi të bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe”.

Categories: Ngjarje