Drejtori i INQF Vardar Film – Shkup, z. Sani Saidi, kishte një takim me kryetarin e SHPFM-së, z. Igor Ivanov – Izi, ku biseduan për qëllimet dhe projektet e mëtutjeshme të përbashkëta si dhe për gjendjen e kinematografisë në përgjithësi. Bashkëpunimi i suksesshëm vazhdon dhe thellohet në disa segmente dhe hap mundësi për sfida dhe projekte të reja të përbashkëta, të cilat pritet të realizohen në të ardhmen e afërt.