Sot, drejtori i INQF Vardar Film-Shkup, z. Sani Saidi realizoi takim pune me udhëheqësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Kinematografisë së R. së Turqisë, drejtorin gjeneral z. Erkin Yilmaz dhe zv. drejtorin Mustafa Selçuk Yavuzkanat, ku u definuan pikat e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe u dakordua për projekte konkrete në veprimtarinë filmike në nivel rajonal të cilat priten të realizohen në të ardhmen e afërt.
Këtë takim e nderoi me prezencën e tij edhe zv. Ministri për Kulturë dhe Turizëm i R. së Turqisë, z. Ahmet Misbah Demircan, për të ofruar mbështetje në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve në fushën e kinematografisë por edhe më gjërë.