Me rastin e pjesëmarjes të Vardar Filmi-t në edicionin e 74-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Kan, dje dhe sot, drejtori z. Sani Saidi realizoi disa takime me udhëheqës dhe përfaqësues të institucioneve nga vendet e huaja, mes të cilave me drejtorin gjeneral të Kinematografisë të R. së Turqisë, z. Erkin Jilmaz, me drejtorin e Agjensionit të Filmit të Arabisë Saudite, z. Abdullah Alkahtani, me drejtorin e Qendrës së Kinematografisë së Kosovës, z. Arben Zharku dhe me përfaqësuesin e EUROIMAGES, z. Markus Lehner.

Bashkëpunime dhe partneritete të reja në horizont!