Në ambientet e INQF “Vardar Film – Shkup”, për kënaqësinë tonë të madhe, është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet INQF “Vardar Film – Shkup”, të përfaqësuar nga drejtori z.Sani Saidi dhe Kompania e Produksionit të Filmit “Galaktika Pictures”, e përfaqësuar nga producenti Bunjamin Kurtishi. Ky memorandum ofron bashkëpunim të ndërsjelltë dhe partneritet në projektin filmik, me titull pune “Koma” me regjisor Agim Abdulla, i mbështetur nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.