Të premten, me 16 Prill, edhe zyrtarisht z.Sani Saidi e mori udhëheqjen e Institutit Nacional Qendra Filmike “Vardar Film Shkup” – Maqedoni e Veriut nga u.d drejtoresha e deritanishme.

Në një bisedë konstruktive me znj. Marija Jovanovska, drejtori i ri u njoftua me punët e realizuara deri më tani, por edhe që shumë punë presin të kryhen në të ardhmen.

Drejtori Saidi theksoi se do të angazhohet maksimalisht që të shëndroj institutin në një qendër moderne filmike duke ruajtur autenticitetin e tij dhe se detyrën do ta kryej në mënyrë të përgjegjëshme, profesionale dhe të paanëshme.