Viti i kaluar 2021 ishte sfidë e madhe edhe për institucionin tonë, në të cilin vit kaluam periudhë të një transformimi të madh, si dhe ndryshim të mënyrës së punës që rezultoi me sukses të madh në të gjitha aspektet e punës së institucionit, kështu duke paralajmëruar epokën e re zhvillimore të INQF Vardar Film – Shkup,2021-25.
Sot, me krenari ju prezantojm pjesën financiare, ku me punë ekonomike dhe intensive realizuam sukses të madh, në pjesën e të hyrave vetanake të cilat regjistruan rritje prej 132% në vitin 2021 në krahasim me vitin 2020, nga të cilat shumica u realizuan në dy kuartalet e fundit të vitit 2021 (Qershor-Dhjetor).
Në vitin 2021 është shënuar realizim i të ardhurave të përgjithshme në llogarinë vetanake prej 2.730.255 denarë, në krahasim me 1.172.845 të realizuara në vitin 2020, ashtu siç është e paraqitur edhe në grafikonin e mëposhtëm.
Menaxhimi i mirë, përkushtimi madh dhe puna ekipore, bashkë me strategjinë e re zhvillimore dhe vizionin e qartë janë arsyet e këtij suksesi të madh të institucionit.
Vazhdojm të punojmë me përkushtim për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen!