Me shumë kënaqësi ju informojmë se në vitin 2022 do të realizojmë film dokumentar të metrazhit të gjatë për “75 VITE VARDAR FILM”, në shenjë festimi të 75 vjetorit të ekzistimit, në bashkëpunim me shtëpin e produksionit Galaktika Pictures me regjisor Prof. Vladimir Blazhevski, për të cilin kemi fituar edhe mbështetje nga Agjensioni I Filmit të RMV -së.
Në filmin dokumentar është paraparë të bëhet një retrospektivë por edhe një kombinim të së kaluarës dhe të tashmes së Vardar Film – Shkup, respektivisht fillimet dhe zhvillimi i kinematografisë së Maqedonisë, deri te koncepti i sotëm të Vardar Film si një qendër moderne filmike. Xhirimet janë planifikuar të fillojnë në tremujorin e parë, a njëkohësisht ky projekt filmik është paraparë të përmbyllet dhe pastaj premiera të shfaqet kah fundi I vitit 2022 dhe do të zë vend qëndror në manifestimin e 75 vjetorit të ekzistimit të Vardar Film.
Ky projekt filmik është pjesë e iniciativës për gjallërim dhe rikthim të dinjitetit të Vardar Film, por në të njëjtën kohë shumë domethënës për ruajtjen e historisë dhe kulturës tonë të pasur kinematografike.