Në edicionin e sivjetëm, i cili u mbajt me 25-27 Korrik 2021, “Vardar Film” mori pjesë me ekspozitën e disa posterëve të filmave klasik në produksion të Vardar Film-it, rekvizita të filmit si kamerë e vjetër filmike, reflektor të vjetër dhe rekvizita tjerë. Gjithashtu, për nevojat e “Kornizës së Artë”, Vardar Filmi dha leje për shfaqje të dy filmave të shkurtër “Charlie Parker” dhe “Livada” në produksion të tij. Në ceremonin e ndarjes të çmimeve ishte i pranishëm edhe drejtori i Vardar Film-it, z. Sani Saidi, i shoqëruar nga një pjesë e stafit të institutit.